FBI ka njoftuar se kërcënimet me bomba në disa qendra votimi në disa shtete të SHBA-së duket se kanë origjinën nga domenet ruse të postës elektronike. Agjencia theksoi se deri tani asnjë nga këto kërcënime nuk është cilësuar si i besueshëm.
“FBI është në dijeni të kërcënimeve me bomba në qendrat e votimit në disa shtete, shumë prej të cilave duket se kanë origjinën nga domenet ruse në email. Asnjë nga kërcënimet nuk është përcaktuar të jetë i besueshëm deri më tani”, thuhet në deklaratën e agjencisë.
Më herët, CNN raportoi se zyrtarët e inteligjencës amerikane po hetojnë një llogari emaili që përdor një domen rus të internetit si një burim i mundshëm për kërcënimet jo të besueshme me bomba, të bëra gjatë ditës së zgjedhjeve në Xhorxhia.