Neim Avdulaj, ish-ushtar profesionist i Zall-Herrit dhe i dënuar me mbi 17 vite burg për grabitje, është izoluar për një vit në regjimin e veçantë ’41 Bis’ në burgun e Peqinit, si pjesë e masave për kontrollin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë.
Ky izolim vjen si rezultat i përfshirjes së tij në grabitjen e bujshme të mbi 3 milionë eurove në Rinas, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit 2017, ku një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga Admir Murataj, sulmoi dhe grabiti autokolonën që transportonte paratë e bankave.
Dënimi i Avdulajt përfshin akuzat për “vjedhje të bankave”, “mbajtje të armëve pa leje” dhe “pjesëmarrje në grup kriminal”.