Paraditen e kësaj të Premte Kreu i Spak Altin Dumani kishte ftesën për në komisionin e ligjeve, aty ku do të relatohej buxheti që qeveria nëpërmjet Ministrisë së Finacave i akordon Spak për vitin 2025.
Por nga ana tjetër në gjykatën e posaçme ishte caktuar seanca paraprake për dosjen Metamorfoza me subjekt kryesorë biznesmenin Pëllumb Gjoka, i shpallur nga qeveria si Investitor Strategjik.
Dumani zgjodhi të përfaqësoje shtetin dhe akuzën në emër të shtetit duke shkuar në gjyq, aty ku gjkko vlersoi të ligjshme hetimet dhe kaloi çështjen në gjykim themeli.
E teksa Spak e përfaqësoi Prokurori Alfred Shehu, Ministria e Financave zgjodhi ti jap Spak 1 mil euro më pak për zërin buxhetor paga e shpenzime. Janë mbi 40 miliom euro që Spak ka akorduar në arkën e shtetit për vitet 2023, e përafërisht aq edhe për 2024 e cila sështë mbyllur. Por çuditërisht qeveria ska para kur Spak duhet të përballet me krimin.
Vetëm në një hetim ndaj ish biznesmenit Rezar Taçi spak ka konfiskuar 18.4 milion euro që do të mjafton si buxhet edhe për më shumë se një dekadë❗️
weblajm.com sjell një pjesë të diskutimeve të ndodhura sot në komisionin e ligjeve:
Pjesë nga diskutimi në Komisionin e Ligjeve
“Projekt buxheti i vitit 2025 ka parashikuar 600 milionë lekë, 111 milionë lekë më pak nga nevojat e SPAK, në parashikimet buxhetore për këtë vit edhe pse është reflektuar shqetësimi ynë lidhur me fondet buxhetore për sa i përket shpenzimeve kapitale, investimeve konstatojmë se nuk janë marrë në konsideratë kërkesat shtesë lidhur me pagat . Diferenca bazuar në kërkesat buxhetore nga ana jone, diferenca nga kërkesa jonë me projekt buxhetin është në shifrën 198.170.472 lekë.Kërkesa shtesë nga SPAK në programin e dytë buxhetor afatmesëm kanë rezultuar me një diferencë shtesë 67 milionë lekësh të cilat janë të detajuara. Ka prioritet përfundimi i rikonstrukturimit të godinës së re dhe urës lidhëse mes dy godinave, do të kërkonim rishikimin sipas kërkesës së paraqitur për një shtesë në shumën 119 milonë lekë në zërin e investimeve”, tha Shehu.Përfaqësuesi Ministrisë së Financave u angazhua në rishikimin buxhetit të SPAK për zërin e pagave.“Pjesën e pagave nevojitet që të bëjmë një rakordim me SPAK për të evidentuar se në llogaritë tona paraprakisht themi që jemi në nivelet e akomodimit normal të plotë të nevojave që ka SPAK. Megjithatë jemi të hapur të rakordojmë në mënyrë që të alokohet shuma e kërkuar”, tha ai.Por ky projekt buxhet nuk përmbush kërkesat e Byrosë Kombëtare të hetimin të cilës do shtohen hetuesit e rinj.“Në kërkesa shtesë janë paraqitur kërkesa shtesë për personel kërkuar nga Byroja Kombëtare e hetimit, konkretisht për 40 punonjës të cilët janë miratuar në projekt buxhetin e 2025 në pozicionin e hetuesit në shumën e 250 milionë lekë”, tha Shehu.