Fasulet nuk bëhen as në instagram e as nga smartphonë, kjo është përgjigja e një Politikani i cili njeh jo vetëm qeverinë por po aq mirë edhe fshatin.
A mendoj edhe unë kështu? E çrëndësi ka kjo:
Faktet janë kokë forta:
Fshati shqiptar ska më punëtor krahu, bujku dhe bujqësia vuan për krah pune. Po po, edhe nga fshati ku kam unë origjinën.
Ama në hotel Rogner ka Bujq pafund, salla plot. Se besoni? ja shihni foto galerin.
Këtyre zonja dhe zotërinjve. Ndërkombëtarët dhe Ministria e Bujqësisë u ka folur për digjitalizimin, teknologjinë. E ku ka më mirë.
Pyetja që shtrohet: cili nga këta të kuruar për instagram e rrjete sociale është bujk?
Ku janë bujqit?
Si asnjëri sështë i djegur nga dielli siç janë 90 % e bujqëve fermerëve apo tokë punuesve shqiptarë.
Si janë bujqit? ja disa foto nga bujq fshatar tokë punues:
Foto nga Bujqit e terrenit / të dy setet e fotove janë marrë nga faqa e FB e Ministrisë së Bujqësisë.
Veshja, Pamja e Jashtme kanë gjurmët e tokës dhe fermës e cila prodhon bio. Fasulja bëhet me Kazëm, Prashjakë, Bel, Lopatë, mund të bëhet edhe me teknologji por ama testojeni në terren, aty ku është toka jo kolltuku.
Ky është postimi i një dite më parë i Ministres Denaj
Projekti ska gjykim, vërtet duhet të jetë i mirë dhe i duhuri. Po përse nuk prezantohet në terren, atje ku janë Bujqit. Por bëhet në një hotel luksoz ku Bujqit as ëndërrojnë të pinë kafe. Ndoshta jo vetëm nga ekonomia pasi ka bujq vërtet të pasur, por atyre si del koha. Duhet të kujdesen për tokën.
Përpara se ti sillni Bujqit në Tiranë e Rogner përse nuk shkoni në terren, të nderuar zyrtarë dhe Bujq Digjital?!
Ne me Kinën sot skemi ndonjë afrimitet e dashuri si dikur, ama kemi çmësojmë prej tyre. Ja një pamje se si kinezët prezantojnë dijgitalizimin apo dronin në shërbim të bujqësisë dhe fermerit në agrikulturë.
Bujqësia do duhej të ishte arma jonë e fortë e ekonomosë. Për fat të keq ende sjemi, por sot sja dalim as të furnizojmë veten me produktet e tokës. Arsyet janë me qindra, një prej tyre është e dukshme edhe nga këto foto. Na mungojnë punëtorët e bujqësisë, na mungojnë bujqit, aman Bujqit Digjital qënkan shumë😁
Pamje nga Droni Kinez në arat e fermerëve