Në Maqedoninë e Veriut, çmimi i naftës është ulur përsëri dhe tani një litër kushton 120 lekë, duke e bërë këtë vend ndër më të lirat në rajon. Ndërkohë, Shqipëria vijon të ketë çmimin më të lartë për naftën, me 173-175 lekë për litër, pavarësisht rënies së çmimeve në bursat ndërkombëtare, një ulje që ende nuk është reflektuar në tregun shqiptar.
Në Maqedoninë e Veriut, me vetëm 50 euro mund të mbushësh një rezervuar plot me naftë, duke marrë rreth 44.8 litra për 3075 denarë ose 4920 lekë. Kjo çmim i arsyeshëm vjen edhe pas një rritjeje të çmimeve gjatë pandemisë, megjithatë Maqedonia vazhdon të ruajë nivelin më të ulët të çmimeve në rajon.
Në Shqipëri, qytetarët paguajnë më shumë se kudo tjetër, ku një litër naftë kushton rreth 1.8 euro. Sllovenia dhe Kroacia renditen më poshtë në këtë aspekt, me çmime prej përkatësisht 1.50 euro dhe 1.45 euro për litër.
Çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut përfshin marzhin tregtar, një tarifë për financimin e aktiviteteve mjedisore, kompensimin për rezervat e detyrueshme të naftës, dhe akcizën. Për çdo litër, këto taksa kapin shifrën prej 15.83 denarësh ose 25.33 lekësh.
Përveç naftës, Maqedonia ka ulur edhe çmimin e benzinës, e cila ka rënë me 1.5 denarë për litër, duke u shitur për 75.50 denarë ose 120.83 lekë.