Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në masën e sigurisë “arrest në burg” Leonard Luzin, i cili u ekstradua nga Spanja një ditë më parë.
Luzi akuzohet për porositjen e vrasjes së Inez Hajrullës, i njohur si i forti i Vlorës, dhe të Ervis Matodashajt, nëpërmjet Amarildo Nikollit, si një akt hakmarrjeje ndaj vrasjes së kushëririt të tij në 2013.
Leonard Luzi iu dorëzua autoriteteve shqiptare nën masa të rrepta sigurie pasi u arrestua në korrik të këtij viti në Spanjë.