Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dorëzuar materialet hetimore në Prokurorinë e Shkodrës, duke ngritur akuza për shpërdorim detyre ndaj disa zyrtarëve të policisë, të cilët lidhen me masakrën në Dobraç, ku u vranë katër persona.
Sipas informacioneve, AMP dyshon se këta punonjës të policisë nuk kanë zbatuar detyrat e tyre, pasi dyshohet se kanë lejuar largimin nga vendi i ngjarjes të një personi të tretë që gjendej në automjetin e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.
Ky person mbetet ende i paidentifikuar, megjithëse është kapur në kamera pak minuta pas incidentit. Paraprakisht, besohet se mund të jetë Ibrahim Lici.