SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste të veçanta.
Prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi, ka kërkuar këtë dënim, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i Dakos pritet të jetë 2.8 vite nëse gjykata e shpall fajtor.
Gjithashtu, SPAK kërkon dënim prej 3 vitesh për shtetasin Fatmir Ejupi, i cili me gjykim të shkurtuar do të përfundojë me 2 vite heqje lirie.
Ndërsa për Fiqiri Farukun, SPAK ka propozuar 3 vite burg, por dënimi i tij me gjykim të shkurtuar reduktohet në 2 vite.
Për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore, sugjerohet që dënimi i Farukut të pezullohet dhe ai të vendoset në shërbim prove.
Dako përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me dy çështje kryesore: ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019, dhe një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, i cili ka shkaktuar një dëm prej 18 milionë lekësh në buxhetin e shtetit.
Për zyrtarët e përfshirë në këtë abuzim, Spak ka kërkuar dhe heqien e të drejtës për të mbajtur funksione publike në të ardhmen.