Eduart Reçi 52 vjeç nga Dirba ka rënë pre e një atentati orët e vona të së mërkurës. Ai është qëlluar me plumb në kokë, weblajm.com sjell pamjet. Burime bënë me dije se Reçi është biznesmen ndërtues, ai ndërroi jetë në spital.
Njoftimi zyrtar i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.
Hetimet
Reçi dyshohet se është vrarë nga distanca. Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë. Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH.