Pas Bekim Balajt edhe Odise Roshi ka vendosur t’i japë lamtumirën Kombëtares. 33-vjeçari fierak, i cili aktualisht luan me Erzurumsporin në kategorinë e dytë turke, ku ka zhvilluar gjithsej 70 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar 5 gola.
Ai debutoi më 7 tetor të vitit 2011-të ndërkohë që ndeshja e tij e fundit ku ai është aktivizuar ka qenë miqësorja me Italinë stadiumin “Air Albania” ndeshja e fundit edhe e ekipit tonë nën drejtimin e trajnerit Italian Edi Reja.
Me brazilianin Sylvinho mesfushori kuqezi është grumbulluar vetëm një herë, në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë në eliminatoret e Kampionatit Europian ku kuqezinjtë fituan me shifrat 2-0, por që nuk pati asnjë minutë në atë takim. Një vendim i tij që vjen menjëherë pas atij të Bekim Balaj, që veç shok skuadre, të dy janë dhe miq shumë të ngushtë jashtë futbollit.
Për të dy këta lojtarë do të ketë një ceremoni përmbyllëse të karrierës në ndeshjen e radhës më 16 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku Shqipëria do të luaj përballë Republikës Çeke, ndeshja e parafundit e grupit në kuadër të Ligës së Kombeve./ SuperSport