Nisma e mazhorancës për Mirëqeversijen, Sundimin e Ligjit dhe Komisionin Antikorrupsion ka prodhuar një përplasje të fortë në godinën e SPAK e cila ka brenda saj Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Teska Prokuroria e Posaçme me firmën e z.Dumani njoftoi Parlamentin se sdo të bëhen pjesë e këtij komisioni, e kundërta ka ndodhur me BKH.
webLajm.com ka siguruar ekskluzivisht dokumentin ku BKH thotë se do të marrë pjesë e po ashtu ka caktuar katër përfaqësuesit e saj, me në krye drejtuesen e BKH znj. Aida Hajnaj.

Pjesmarrjen në këtë komision e refuzuan thuajse të gjitha institucionet e drejtësisë duke nisur nga Gjykata Kushtetuese, e Larta, Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Posaçme.
