Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet pranë kompleksit “Kodra e Diellit 2”, ku forcat operacionale kanë ndërmarrë kontrolle në disa banesa.
Ky aksion është rezultat i një hetimi të zgjeruar që ka zgjatur për disa muaj, gjatë të cilit janë zbuluar veprimet e një rrjeti trafikantësh droge që vepronte në këtë zonë. Deri më tani, disa persona janë ndaluar si pjesë e operacionit.
Mësohet se ky grup kriminal kishte lidhje me organizata të huaja dhe vepronte në bashkëpunim me ta. Operacioni është zhvilluar me mbështetjen e organeve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia.
WebLajm.com mëson se fshatin Qerek, Krujë është zbuluar laboratori i Kokainës dhe qendra operative tek Kodra e Diellit 2 në Tiranë. Burime sqaruan se është kapur një sasi e konsiderueshme droge. Të përfshirë rezultojnë Shqiptarë, Rus dhe Latin.