Të miturit në botën e krimit kanë shkatëtruar shoqëri më të civilizuara se ne! Kanë rrënuar ekonomi më të forta se ne! Ama ne bëjmë ende sikur asgjë ska ndodhur dhe ata nuk EKZITOJNË!
Alarmi erdhi nga Gramshi, ja ashtu kaloi me as tre ditë lot “facebook-u” e rrjetista të mllefosur.
Ama nxjerrie përgjegjësie, reflektim, shkak, motiv, arsye, përgjegjës! Jo e Jo.
E KA FAJIN SHKOLLA DHE POLICIA ❗️ dhe kaq mjaftoi, Fatjon Bici 15 vjeç iku u varros.
Autorët që vranë Fatjonin asnjëri si kish kaluar 15 vjeç!
Po Prindrit e këtyre si flenë gjumë? Kur fëmijët e tyre janë thjesht vrasësa e pas burgut do të jenë vrasësa me Universitet.
Stivi Toshkezi u vra në Tiranë❗️
Aurelio Dervishi u vra në Tiranë ❗️
Grei Bihuci u vra në Fier❗️
Adoleshent! Por autor të krimeve ishin nga 16 në 18 vjeç, u morën jetën. Motivi? Sherret për një femër (vajza) të shkollës a mëhallës.
4 Nëna janë me të zeza përjetësisht. Sot u shtua e 5-ta, Nëna e Martin Canit.
Autorët Bashkëpunëtor tek këto 4 vrasje të trajtuara edhe në emisionin “FactCheck” jo të gjithë janë në burg. Disa kanë dalë, kodi penal për të miturit e favorizon lirimin edhe kur vret edhe kur merr pjesë në vrasje.
4 Nëna, fëmijësh-djemsh si autor vrasjesh janë endur dyerve të drejtësisë për të liruar nga burgu fëmijën vrasës❗️ Sot u shtua dhe një nënë tjetër që pasi fëmija i tyre vrau, e dërguan për kurim në spital privat e do kërkoj Lirinë.
Edhe me vdekjen bëhet biznes! Pazar. Ja fiks një nënë varros, një tjetër nënë luan malet të lirojë djalin vrasës nga burgu.
E ktu Policia dhe Mësuesia kanë në dorë një gjë❗️ Të rroni vetë o Prindër se ne ju sigurojmë dije dhe rend por jo Edukatë Familjare.
Afro 1000 të mitur ka raporti i veprave penale për 2023 në krime, nga vrasje deri tek shpërndarja e drogës. Vjedhje Plaçkitja Grabitje janë normale.
Po kush janë “BabyGang”?
Janë ata të rrugicave, trotuareve, ata që: mot…rop…ka….pi…q….smë ha k…. e të gjithë i dëgjojnë të gjithë heshtin. Dikush nga frika dikush nga kthimi në normale.
Janë ata me gucci armani versace me varse floriri, fëmijë luksi të prindërve që krijojnë Laca dhe Kur i mbet Arkivoli. Fajin ja hedhin fashoqërisë dhe shtetit e kujt të munden.
Edukimi smund të bëhet me dhunë❗️ por ama edukimi kur prindrit krijojnë vrasësa, përse duhet ta pranojë shoqëria.
Kush ja u mbush çantat me thika?
Me drogë?
Me shkopinjë?
Hunjë e drunjë?
Po veshjet e luksit, atletet, varëset, smartphonat nga ku lindin sherret❗️ Ja ua blen shoqëria, policia, mësuesit? Po kur ti o prind nuk edukon e kontrollon dot 1 2 3 ja 4 e 5 fëmijë që ke, pretendon ta bëj dikush tjetër në emrin tënd.