Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjerë në Tiranë dhe Shkodër, si pjesë e një hetimi që ka zgjatur disa muaj. Operacioni, i koduar “USDT-1”, ka sjellë deri më tani arrestimin e 17 personave.
Gjatë operacionit, janë kontrolluar 32 ambiente në zona të ndryshme, përfshirë Shkodrën, Vorën, Laknasin, Kamzën, Fushë Krujën, dhe disa lagje të Tiranës, si Mëzezi, Kashari, dhe Fresku.
Operacioni “USDT-1”, në pranga:Genci SulaRiduan BajramiArlin KajoLidra LekaMuahemd SaraciAldi Ruli Arberor AgastraSpartak GjociArmando GjociDonaldo DemajTedi AgastraFrederik SinanajPiro VerdhiDorian ValentinEvis SopiJonid LazajAurora Bregu
Njoftimi paraprak nga policia:
“Në përgjigjje të interesit të medias, mbi një operacion policor, aktualisht në zhvillim, ju sqarojmë se:
Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda speciale, po zhvillohet sot, operacioni policor i koduar “USDT-1”.
Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.
Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët.