Ish-deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ai mësohet se ka dhënë sqarime në lidhje me një hetim pasuror të një zyrtari të drejtësisë së re.
‘Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që ka të bëbë me mua por me hetimin pasuror të dikujt nga drejtësia e re.
Kam hedhur një firmë te një nga firmat e mia ku ka blerë diçka. Bëhet fjalë për periudhën para 2005′-ka deklaruar ai.