Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në kryeqytet, është zbardhur dëshmia e 14-vjeçarit Mario Perlleshit, i cili ka vrarë me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin.
Ai ka thënë para grupit herimor që sherri nisi pasi “ai po e shihte”, teksa ende nuk ka zbuluar se ku e ka fshehur thikën me të cilën kreu aktin e rëndë.
“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai.
Goditjet me thikë gjatë ngjarjes tragjike i morën jetën të miturit, teksa pas krimit autori ka publikuar foto me dorën e plagosur.
Ai gjithashtu kishte ekspozuar në rrjete sociale thikën të cilën e ka përdorur për t’i marrë jetën Martin Canit dhe plagosur katër herë shokun e tij, i cili momentalisht ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar.