Gjykata e Posaçme ka dënuar në mungesë Talo Çelën me 18 vite burg nē munges, për përfshirjen e tij në grabitjen në Rinas. I konsideruar si një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, Çela u gjykua veçmas nga pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal, ndërsa SPAK kishte kërkuar 19 vite burg për të. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri.
Në tetor 2022, GJKKO dënoi pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal me një total prej 122 vitesh burg. Midis tyre, Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa vëllai i tij, Eldi Çala, së bashku me Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin dhe Alkond Bengasin, u dënuan me nga 17 vite burg.
Ky grup akuzohej për bashkëpunimin në grabitjen e Rinasit, ku një tjetër bashkëpunëtor, Admir Murataj, humbi jetën gjatë tentativës për t’u arratisur pas grabitjes.