Në tetor të këtij viti ishte gjykata e fierit e cila dënoi më 1 vit burg Luiz Ejllin. Personazhi publik dhe ish pjesmarrësi dhe fitues i “BigBrother Vip Albania” u hetua dhe dënua për të shkuarën e tij si funksionar publik Noter.
Ishte Prokuroria e FIerit që e hetoi për akuzën e falsikimit të dokumentave zyrtare, akzuë të cilën Ejlli e mohon dhe kërkon pafajsinë në apel.
WebLajm.com mëson se Ejlli ka ankimuar dënimin i cili nuk është ekzekutuar pasi ska marrë formë të prere dhe kërkon pafajsinë.
Ende nuk është caktuar një datë për gjykimin e Ejllit, ndërsa me short është përzgjedhur relatorja e trupës gjykuese gjyqtare Brikena Ukperaj, ish anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.