Dhoma Amerikane e Tregtisë (Amcham) organizoi më datë 20 Nëntor Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë, e cila mbledh bazën e gjerë të anëtarësisë dhe zgjedh drejtuesit e rinj në Bord.
Takimi u përshëndet e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn dhe nga Ministri i Ekonomisë.Në përfundim të zgjedhjeve të AmCham u shpallën fitues për pozicionin e Zëvendës Presidentit Rexhino Çekrezi nga Tifolium, e njohur ndryshe dhe si betaPlan Coding Bootcamps, për Thesarin Kledi Kodra nga Grant Thornton dhe për pozicionin e Anëtarit të Bordit, Elton Çollaku nga Western Union. Proçesi u organizua me korrektësi dhe rezultatet u shpallën në praninë e konkurentëve.
Rexhino Çekrezi erdhi me një platformë që mëshonte në elemente si: Mbështetjen e brezit të ri të sipërmarrësve mbështetur në vlerat konkuruese dhe meritokratike të mishëruara nga tregjet e ShBA dhe BE; Nxitjen e inovacionit të sigurtë, me fokus bashkëpunimin me investues dhe prodhues që respektojnë standarte integriteti dhe sigurie. Forcimi i marrëdhenieve me AmCham në BE dhe shoqatat tregtare në ShBA për të rritur kapacitetet përgjatë procesit të Integrimit Evropian; Me objektiv final: Rritjen e shkëmbimit tregtar dhe vlerës të aseteve dhe talentit Shqiptar në tregjet ndërkombëtare;Në fund të votimit Rexhino Çekrezi u shpall fitues për pozicionin e ZvPresidentit me mbi 60% të votave të anëtarësisë votuese.
Kush është Rexhino Çekrezi?
Rexhino Çekrezi është një sipërmarrës i përkushtuar ndaj rritjes së qëndrueshme, tranzicionit të gjelbër dhe përfshirjes dixhitale. I arsimuar në Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ai kombinon ekspertizën ndërkombëtare me ndikimin lokal. Si bashkëthemelues i Trifolium, ai punon për të bërë teknologjinë dhe edukimin në programim të aksesueshëm për biznese dhe individë, duke nxitur aftësitë dixhitale në të gjithë Shqipërinë. Në Çekrezi Metal, ai drejton iniciativa riciklimi dhe mjedisore për të krijuar një ndikim pozitiv në ekonominë e gjelbër. Me përvojë në industrinë tradicionale dhe teknologji, Rexhino mbështet mundësi të ndryshme për grupe të ndryshme dhe advokon për praktika miqësore me mjedisin dhe inovacionin teknologjik, me synimin për të forcuar lidhjet ekonomike midis Shqipërisë dhe SHBA-së.