Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 14-vjeçarin e akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.
Seanca gjyqësore u mbajt në një spital privat, aty ku autori i ngjarjes po merr trajtim mjekësor.
Mësohet se i mituri ka refuzuar të japë shpjegime, duke përsëritur vetëm: “Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur”.
Gjithashtu autori nuk ka pranuar të zbulojë vendndodhjen e armës së krimit.
VENDIMI
V E N D O S I :1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin M. P., , kryer nga oficerët e policise gjyqesore me iniciative ne date 18.11.2024, ora 21.30.2. Caktimin e mases se sigurimit personal ndaj shtetasit te mitur ne konflikt me ligjin M.P.i, i dyshuar per kryerjen vepres penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”, ndaj nje te mituri, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, ate te “Arrestit ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.3. Ngarkohet policia giyqesore per zbatimin e ketij vendimi.4. Kunder këtij vendimi lejohet te behet ankim ne Gykaten e Apelit te Juridiksionit tePergjithshem Tirane, brenda 5 (pese) diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e njoftimit të këtij vendimi.5. U shpall sot ne Tirane, më date 22.11.2024. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë