Gjykata e Shkodrës ka liruar katër oficerët e policisë të arrestuar AMP nën akuzën për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën e Shkodrës, ku humbën jetën katër persona.
Gjykata vendosi masat e sigurisë “detyrim për paraqitje,” “ndalim të daljes jashtë shtetit,” dhe “pezullim nga detyra” për efektivët Blerim Kurmetaj, Viktor Logu, Juljan Sterkaj dhe Marta Martini.
Sipas AMP-së, ata dyshohen se nuk kanë garantuar rrethimin dhe sigurimin e vendit të ngjarjes për shoqërimin dhe identifikimin e personave të pranishëm pas sulmit.