Veliaj jep lajmin e bukur, skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. Përfaqësuesja e Shqipërisë, skiatorja e KS Tirana Lara Colturi renditet në vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Skive.
Lajmin e mirë e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. “Super lajm! 🇦🇱⛷️Skiatorja e KS Tirana 🤍💙, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. ⛷️Për herë të parë, flamuri shqiptar 🇦🇱 do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan Veliaj.