Një operacion i gjerë policor i koduar “Bad Spin” është finalizuar në Tiranë, duke çuar në arrestimin e 29 personave të përfshirë në organizimin e lojërave të fatit të paligjshme. Operacioni është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Gjatë aksionit janë zbuluar dhe kontrolluar disa ambiente të përshtatura për poker dhe baste sportive online, ku disa prej të arrestuarve u kapën në flagrancë teksa luanin poker.
Policia ka sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, 33 aparate celulare dhe pajisje kompjuterike që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm. Po ashtu, një person tjetër, i identifikuar si Taulant Shota, është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit:
1. Kristi Festim Kaso
2. Kristo Mark Gjoni
3. Fatjon Halim Lika
4. Ilir Qamil Dervishi
5. Ermal Albert Hazaferi
6. Bashkim Ali Alikaj
7. Erind Eugen Patrioti
8. Darli Enver Kuraj
9. Marenglen Baftjar Kloso
10. Xhenis Arben Muça
11. Amarildo Ydri Pashollari
12. Albano Lefter Babi
13. Also Sazan Rushani
14. Shkumbin Luan Mehmeti
15. Sherti Shyqyri Çollaku
16. Nehat Remzi Rexha
17. Denis Qemal Lalmi
18. Miran Fahri Barbullushi
19. Arben Pal Meçaj
20. Betin Kurti Peta
21. Klejdi Gjergj Demiraj
22. Rei Altin Temellari
23. Dorjan Bashkim Sinani
24. Elio Artur Manaj
25. Endri Tufik Muka
26. Elzo Bardhyl Lofca
27. Taulant Avdyl Ibro
28. Dorjan Ylli Kalemi
29. Gezim Ramazan Hamlli
Njoftimi nga policia:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin”.
Gjatë këtij operacioni, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (poker dhe baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 29 stetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit T. Sh. (L), i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari”