GJKKO ka dënuar ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, me 2 vite e 8 muaj burg.
Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi u dënuan me nga 2 vite burg, por Gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg për të tre këta persona.
Dako ndodhet në arrest shtëpie dhe nuk ndodhej sot vetë në seancë.
Dako u dënua në bashkim dënimesh dhe gjykim të shkurtuar me 2 vite dhe 8 muaj burgim, teksa i llogaritet periudha e kohës e arrestit me burg për tetë muaj qershor 2023-shkurt 2024 dhe ajo e “arrestit shtëpiak”, nga muaji shkurt 2024 dhe deri tani.
Gjithashtu ish kryebashkiakur i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.