Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Shkëlqim Dukaj, oficer policie i Komisariatit nr 2 dhe vëllanë e tij, Florjan Dukaj, të akuzuar për vrasjen e ndërtuesit Eduart Reci në Tiranë.
Të dy vëllezërit kanë mohuar akuzat, duke këmbëngulur se nuk kanë lidhje me vrasjen.
Dyshohet se konflikte pronësie kanë qenë shkaku i përplasjes mes vëllezërve Dukaj dhe viktimës.
Hetuesit kanë marrë në pyetje të akuzuarit veçmas, me qëllim shmangien e ndikimit në dëshmi. Ndonëse Shkëlqim Dukaj ka mohuar përfshirjen, policia deklaron se ka prova të mjaftueshme që mbështesin akuzat kundër tyre.