Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur lirimin nga arresti shtëpiak të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Lajmi vjen 333 ditë pas arrestimit të tij më 30 dhjetor 2023, kur Berishës iu komunikua masa e arrestit të shtëpisë, për akuza që lidhen me korrupsionin pasiv dhe shpërdorimin e detyrës, në dosjen e njohur si çështja “Partizani”.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila vlerësoi se nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për zbatimin e kësaj mase sigurie.