Sot Shqipëria feston 112 vite nga shpallja e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë, duke shpallur Shqipërinë një shtet të lirë dhe të pavarur.
Kjo ditë, e njohur gjithashtu si Dita e Flamurit, ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.
Në Tiranë, ashtu si vitin e kaluar, do të zhvillohet “Parada Kuqezi” për të festuar këtë ditë historike. Parada do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza”, përballë Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës, duke vijuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe përfunduar në sheshin “Skënderbej”. Për të dytin vit me radhë, kjo ngjarje i jep kryeqytetit rolin e një qendre simbolike për festimet e Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit.
Gëzuar të gjithë shqiptarëve! 🇦🇱