Vendi ynë përkujton sot 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane. Politikanët shqiptarë morën pjesë në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve.
Të pranishëm në ceremoni, ishin Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryebashkiaku Erion Veliaj, ministria e deputetë.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale zyrtare, presidenti Begaj ka shkruar:
80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë. Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.
Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh. Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!“, ka shkruar Begaj.