Në më pak se një muaj një aksion i krimit kibernetik në policinë e tiranës ka prangosur mbi 60 persona.
Nga aksionet e shtrira në kryeqytet dhe perfieri të tij janë sekuestruar 78 celular nga ku vihen bastet ilegale, 6 njësi kompiuterike,
Këto pajisje janë gjetur në 45 ambjente lokale të përshtatura për bastet ilegale, të cilat me ligj janë të ndaluara.
Operacioni i drejtuar nga Krimi Kibernetik është titulluar “Bad Spin” dhe do të vijojë çdo ditë bën me dije burime për weblajm.com, ndërsa janë kryer 5 të tillë.
Hetimet kanë mundur të zbulojnë disa personazhe që fshihen pas kësaj skeme ndërsa ka nisur edhe hetimi pasuror për ta.
Si kryhet ky bzines ilegal në Tiranë e jo Vetëm!
Në shumicën e rasteve rezultojnë bar kafe ose bar kafe bilardo, mbushur me ekrane ku shfaqen ndeshjet për lojaëtarët dhe stafin e këtyre lokaleve qê vënë bastet.