Korruptoi sistemin e drejtësisë nëpërmjet kunatitit të tij, Julian Gjoshi pas armbajties ku fitoi lirinë shpallet në kërkim pë vrasje.
Ai është i dyshuari ekzekutimit në Ndroq të shtetasit Alfred Dedja 50 vjeç. Ngjarje kjo e ndoshur pas mesditës së kësaj të diele në periferi të tiranës.
Mësohet se viktima dhe autori kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, teksa disa ditë më parë mendohet se kanë pasur dhe një konflikt mes tyre.
Dedja ka qenë i ulur në një prej tavolinave afër xhamit të lokalit ku u ekzekutua, kur Julian Gjeloshi ka hyrë në lokal i pamaskuar.
Dedja ka tentuar ta përqafojë, por është qëlluar nga 27 vjeçari, i cili më pas është larguar direkt.
Gjoshi është Kunati Altin Hajrit, ndërsa në skyenchro u zbulua se për lirimin e Gjoshit në vitin 2021 ndërhyri Ish deputeti Jurgis Çyrbja.
Spak e ka ende në hetim lirimin lara kohe të Gjoshit, ndërsa në biseda Hajri i thotë Çyrbjas që paguan paratë për tu rpishur gjilpëra e armës dhe prokurorit ka menduar ti bëj kostum dhuratë.
E teksa në dosjen e SPAK flitet për prokurorin me emrin Olsi që ka faborizuar Hajrin e Gjoshin, vetë Spak ka reaguar zyetarisht:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur. SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative.SPAK apelon për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave dhe nënvizon se do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij.
Vrasja sot në Ndroq dhe Viktima
Vrasja e Alfred Dedja
Tiranë/Informacion paraprakMë datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.