Policia ka arrestuar për herë të tretë ish-juristin e Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho, i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi mendohet se ka tjetërsuar pronat në bregdet.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim Mikel Zaho,46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale’Shpërdorimi i detyrës’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Zaho fillimisht u arrestua në vitin 2019, më pas sërish në vitin 2021, teksa është arrestuar sërish ditën e sotme.