Ditën e sotme një situatë e pazakontë ka ndodhur në Kuvend, teksa PS ka vendosur të braktisë sallën.
Ka qenë një deklaratë e deputetes Ina Zhupa ndaj Braçes, gjë që çoi në një situatë të tillë të tensionuar.
“Keni një problem të madh me gjatësinë, unë nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra. Nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse se unë nuk ia jap të drejtën vetes të të them kone edhe pse të thonë të gjithë.
Fëmijët kur futen në çështje të të mëdhenjve, ne u themi ‘o Erion t’u rritë boja sa shumë m** të ha goja’. Tani zonja Spiropali dhe Balluku, ke bërë dje një tryezë për dhunën gjinore dhe lejuat që deputeti Braçe të etiketonte parfumin dhe nuk reagove. Nëse nuk reagoni mbajeni dhe këtë se e meritoni plotësisht”-tha Zhupa.