Erjon (Sefer) Markol (Markola) personi me dy indentitete dhe i proçeduar penalisht sin ë gjermani dhe në shqipëri, është arratisur nga burgu. Edhe pse kishte edhe tre vite burgim për të shlyer ai ka arritur të marrë pesë ditë leje dhe ka vënë në zbatim planin e tij për të rifituar lirinë. Prej 72 orësh ende nuk është kthyer në qeli siç dhe kishte lejen për tu kthyer në datë 2 dhjetor 2024.
Dënimi
Ai ishte dënuar 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentative. Kishte vuajtur 6 vite e 8 ditë dhe i mbeteshin edhe 3 vite 11 muaj e 22 ditë për të shlyer.
Njoftimi IEVP Rrogozhinë
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë njofton se shtetasi Erjon Markol, i datëlindjes 01.09.1978, banues në Tiranë, nuk është paraqitur në kohën e caktuar pas përfundimit të lejes shpërblyese.
Ky shtetas, është dënuar me vendimin Nr. 2844, datë 01.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 76/22 i Kodit Penal. Aktualisht, i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 11 muaj burgim.
Sipas rregullores, ai është përfiturs i lejës shpërblyese dhe duhet të kthehej në institucion më datë 02.12.2024, në orën 13:00. Mosparaqitja e tij brenda afatit ka detyruar IEVP Rrogozhinë të depozitojë një kallëzim penal për këtë rast, në ngarkim të tij për veprën penale “ Largimi nga vëndi vuajtjes së dënimit” parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal dhe materialet përkatëse i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.