Mëngjesi i sotëm ka nisur me zhvillime në Kosovë, pasi Gjykata Speciale ka realizuar disa operacione dhe ka arrestuar disa persona.
Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, fillimisht tha se është arrestuar ish-kryetari i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, dhe ish-zëvendës kryeministri, Hajredin Kuçi.
Më pas, në një deklaratë tjetër theksoi se Hajredin Kuçit i është bastisur vetëm shtëpia.
Sot janë ndaluar edhe ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, si dhe vëllai i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu, Fadil Fazliu.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë-shkruan media kosovare Telegrafi.