Presidenti Bajram Begaj nxorri dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të cilat do të mbahen në datën 11 maj 2025.
Për këto zgjedhje, Presidenti kishte në dispozicion katër ditë të diela midis datave 15 prill dhe 15 maj 2025.
Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 ishte arsyeja e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar kohën për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i diasporës.