Koleksioni Haute Couture 2025 “Erina” by Anila Ikonomi u prezantua për publikun në datën 03.12.2024 sallën “Queen Geraldine”, hotel Plazza me modele figura të shquara të skenës shqiptare, të përzgjedhur jo vetëm për arritjet e tyre në artin shqiptar, por edhe per vlerat e tyre njerëzore si: Irma Libohova, Eranda Libohova, Marsela Cibukaj, Inis Gjoni, Enada Vaso, Anduena Llabani, Zhaklin Lekatari, Elisabeta Gjonpali, Klodiana Shala, Ema Andrea.
Nuk munguan edhe punonjësit e shoqërisë “Kontakt” shpk në sfilim si inxhiniere, financier dhe arkitekt, traditë kjo e ndjekur dhe në sfilatën e parë të mbajtur në Qeshor nga bashkëpunimi Erina Bektashi dhe Anila Ikonomi.
E veçanta e kësaj sfilate ishin krijimi i veshjeve nga stilistja Anila Ikonomi, e frymëzuar nga arti i pikturave të Erina Bektashi. Çdo veshje ishte e kompozuar sipas një pikture të përzgjedhur dhe duke ju përshtatur personazhit që do e mbante veshur. Gjatë prezantimit të koleksionit performuan në skenë artin e tyre Enada Vaso, Ema Andrea dhe Marsela Çibukaj.
WebLajm sjell pamejt dhe fotot nga kjo sfilatë e veçantë e cila tashmë është kthyer në një traditë për modën e kryeqytetit.