Pas publikimit të lajmit të sekuestros së telefonit të bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kontrolle të disa ambjenteve, ka reaguar Prokuroria e Posaçme.
Nga zyra e shtypit tëk SPAK thuhet se “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment”.
z.Veliaj aktualisht ndodhet në gjermani në një vizitë pune, ndërsa këto veprime proçeduriale po ndiqen nga avokatët të cilët kanë vënë në dispozicion të agjentëve të BKH ambjenetet për kotroll si dhe telefonin e znj.Xoxa.