Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, gjatë së cilës është pritur në një takim edhe nga Kryebashkiaku i Parë i Hamburgut, Peter Tschentscher.
Gjithashtu, ai ka zhvilluar takime edhe me Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Europiane.
Gjatë ditës së sotme, ai do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës së Tregtisë së Hamburgut, ku pjesëmarrëse do të jenë kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri.

Ndërkohë në Tiranë agjentët e BKH për llogari të hetimit pasuror të prokurorit Ols Dado po kryejnë disa kontrolle tek familjarët e z.Veliaj dhe kanë sekuestruar telefonin e Ajola Xoxes bashkëshortes të kryebashkiakut me vendim të miratuar nga GJKKO.