Kur ka kaluar një muaj nga afati 8 nëntor për të dorëzuar dokumentat për të garuar për postin e shefit të komisariatit. WebLajm.com mëson se në fazën e parë më shumë se gjysma e 290 aplikuesve kanë ngelur.
Lista e 290 kandidatëve për 48 Komisariate
Në listën prej 290 garues, 9 prej tyre janë police që kërkojnë të marrin drejtimin e një komisariati.
Por kush i përzgjedh 48 Shefat?
Ndryshe nga gara për Kryepolic apo drejtor qarku ku spati asnjë zonjë e grua kandidate, në këtë garë Komisioni drejtohet nga tre police.
Ato janë: Alma Përmeti, Anisa Duçkollari dhe Ervina Gjana.
Kryetare
Alma Përmeti prej disa vitesh është pjesë e policisë e njëherazi bashkëshortja e Prokurorit Arjan Përmeti. znj.Përmeti mban postin e Drejtoreshës së Strategjisë dhe Integrimit.
Anëtare
Anisa Duçkollari ishte emërimi i parë i Kryepolicit Ilir Proda. Ai i besoi asaj postin e drejtueses së burimeve njerzore në policin e shtetit ose Personelit.
Anëtare
Ervina Gjana Drejtoresha e Krimit Kibernetik në Polici.
Edhe pse zyrtarisht tre zonjat janë pjesë e policisë, nuk kanë munguar ndaj tyre proçedimet penale apo akuzat për një karrierë pa meritokraci.
weblajm.com ka mundur të mësoj se ndër listën e gjatë të pyetjeve shumë pak garues i janë përgjigjur saktë, njërës prej tyre:
Çfarë është SWAT?
Shumica janë përgjigjur se është njësia speciale, por kjo përgjigje ka rezultuar e pasaktë.
Përgjigja e saktë lidhet me një sistem menaxhimi në informacionet e brendshme në polici.
Nga Platforma tek pyetjet, kush i ndërroi rregullat?
Një tjetë moment që ka ngritur mjaft dyshime dhe pikëpyetje për cilësin dhe standartin e kësaj gare ka qenë edhe një e-mail dërguar 290 konkurenteve.
Ata janë njoftuar se do duhet të paraqiten me prezantim platforme, ndërsa ditën e konkursit askush si ka pyetur për platformën por për pyetje nga fusha e sigurisë, kodit penal, kodit të proçedurës e deri tek pyetje që nuk lidhen me funksionet e një shefi policie.