Ditën e sotme, kryeministri Rama ka mbledhur Kryesinë e partisë dhe kryetarët e bashkive, të cilët mbledhjes iu bashkuan përmes platformave online.
Mēsohet se një nga pikat e mbledhjes ishte ndryshimi i disa drejtuesve politikë.
Blendi Klosi mori zyrtarisht detyrën si drejtues politik në qarkun e Dibrës. Klosi i cili më herët ishte caktuar të administronte procesin zgjedhor në të gjithë vendin, shkoi në Dibër, pas spostimit të Blendi Goxhes në Qarkun e Tiranës, në zonën e Kombinatit.
Pirro Vëngu për zgjedhjet e ardhshme do të punojë në qarkun e Vlorës, krah Bledi Çuçit, i cili është drejtuesi politik i zonës.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, do të punojë krah Belinda Ballukut në Fier.