Ditën e sotme, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në GJKKO.
Ai ka zbuluar disa nga grabitjet në bashkëpunim që ka realizuar, por edhe vrasjet që ka kryer.
Dumani ka zbulur se Festim Qoli kishte porositur vrasjen nënën e Ervis Dedjas, pasi kjo e fundit kishte nisur përpjekjet për zbardhjen e krimit të të birit, teksa ju kishte ofruar 40 mijë euro për ekzekutimin e saj.
“Ervis Dedja ishte mik i familjes së Festim Qolit. Kishin shumë biznese bashkë, jemi takuar në një kafe rastësisht. Në 2012 Dedja u vra. Pas vrasjes mora vesh që e kishte vrare Festim Qoli, shoku i vet. Festim Qoli vendosi të vriste edhe nënën e Ervis Dedjas. Qoli kërkoi ta vriste sepse nëna e Dedjes po vinte vërdallë neper gjykata dhe prokurori për të zbardhur vrasjen e djalit të saj. Qoli më kërkoi ta vrisja. Fola me Talo Çelen dhe me personin me pseudonimin Qimja, dhe Qoli na ofroi 40 mijë euro. Unë i thashë Talos qe ta bënim për 30 mijë, madje Talo me tha që ta bëjmë edhe pa lekë, sepse Qoli mund të na ofronte punë të tjera. Vendosëm në fillim ta vrisnim kur shkonte në varreze tek çuni që i kishte vdekur, por unë nuk e bëja dot vrasjen aty, se si me vinte. Me pas morëm vendimin ta bënim tek shtëpia e saj ne një pallat ne bodrum. Shkuam me një makine të kuqe, u afruam te pallati ku nuk kishte kamera. Unë isha shofer, Talo pasagjer. Hymë te garazhi, zbriti Talo direkt, kishim thikë dhe pistoletë. E qëlluam me thikë qe mos dukej si vrasje me pagesë, por si grabitje. I morëm dhe çantën. Talo e goditi disa herë me thike derisa ra në tokë”-ka rrëfyer ai.
Gjithashtu ai ka rrëfyer edhe disa grabitje të bëra.
“Ka qenë dhe nje grabitje tjetër ne Vilë Bashtovë. Mora pjesë unë dhe Talo Çela. Hymë të dhoma e dy pleqve. Pamë një kasafortë. E kapem e ngritëm të dy. Kemi ndalu te ura e Rrogozhinës, aty te pazari, pasi morën kasafortën”-ka treguar ai.
“Në Kavajë, ka qenë nje rast me një kambist. Atje jemi organizuar, unë, Ilirjan Feçi, Gentjan Sharra dhe Talo Çela.
Grabitja është bërë me nje audi te vjetër. Feçi kishte një hallë të veten qe kishte shtëpinë afër autostradës. Atë shtëpinë e kishim si bazë, kur bënim grabitje linim automjetet aty. Shkuam një ditë përpara aty, si notmalisht. Kemi shkuar aty afër me AUDI, unë Talo Cela Gentjan Sharra dhe kemi shkuar te kjo shtëpia. E pritëm atë viktimën që do grabisnim, ishte diku 60 vjeç. Ai më pa mu, un isha me kapele dhe maskë. Në atë moment i ra Talo me levë surratit, 2-3 herë dhe ai ra në tokë. Nuk fliste dot, vetëm bërtiste. Kishte një çantë si trajse, unë kisha një thikë në dorë. Unë ja mora çantën dhe ika me vrap. Ishin 20 e ca milionë lekë, se mbaj mend mirë ndoshta më shume. Kaq ishte ngjarja, u larguam”-rrëfeu Dumani.
Në përfundim u vendos që seanca e radhës ndaj tij të mbahet në datë 17 dhjetor në orën 09:00.