Një operacion i përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe Europol ka çuar në arrestimin e 14 personave, 8 në Kosovë dhe 6 në Shqipëri, të akuzuar për trafik armësh. Në Shqipëri janë arrestuar Euxhenio Manushi, Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Mucalliu dhe Tonin Shkambi.
Ky hetim u udhëhoq nga Policia e Tiranës dhe Drejtuesit e saj Elton Alushi dhe Erion Ismaili si dhe Prokuroria e Tiranës dhe ajo Spelciale në Prishtinë.
Policia gjithashtu ka sekuestruar 60 armë zjarri.
Të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve ose materialeve shpërthyese, duke krijuar rrugë importi dhe eksporti. Ndërkohë mësohet se Euxhenio Manushi u arrestua pak ditë më parë me 1 kg kokainë.