Botërori “SHBA-Meksikë-Kanada 2026” merr formë ditën e sotme sa i përket kombëtareve europiane, ku në Zyrih të Zvicrës, goglat do të vendosin fatin e shumë shteteve, përfshirë dhe Shqipërinë.
Në total 54 skuadra, do të shortohen në 12 grupe të ndryshme. Gjashtë grupe do të jenë me nga 4 ekipe dhe gjashtë grupet e tjerë me nga 5 të tilla, teksa ndeshjet do të fillojnë nga muaji mars dhe do të përfundojnë në nëntor.
Shqipëria është vendosur në vazon e tretë, së bashku me shtete si: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Finlanda, Gjeorgjia, Islanda, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Bosnja, Mal i Zi dhe Izraeli, me të cilët nuk mund të bjerë në një grup.
Sa i përket vazove të tjera, në “elitë” ndodhen ekipe si: Spanja, Gjermania, Italia, Anglia, Franca, Portugalia, Holanda, Danimarka, Kroacia, Belgjika, Zvicra dhe Austria.
Nga ana tjetër, “Dardanët” e Kosovës janë vendosur në vazon e katërt.
Asgjë nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë, duke parë dhe formatin e ri të kualifikimit, ku thuajse çdo skuadër ka shanset e saj të shkojë në Botëror.
VAZOT:
VAZO 1
SPANJË
ANGLI
GJERMANI
ITALI
FRANCË
PORTUGALI
HOLANDË
KROACI
DANIMARKË
BELGJIKË
ZVICËR
AUSTRI
VAZO 2
UKRAINË
SUEDI
UELLS
TURQI
HUNGARI
SERBI
POLONI
GREQI
RUMANI
SLLOVAKI
REP. ÇEKE
NORVEGJI
VAZO 3
SHQIPËRI
SKOCI
SLLOVENI
IRLANDË
FINLANDË
MAQEDONI E VERIUT
GJEORGJI
ISLANDË
IRLANDË E VERIUT
MALI I ZI
BOSNJE & HERCEGOVINË
IZRAEL
VAZO 4
BULLGARI
LUKSEMBURG
KOSOVË
BJELLORUSI
ARMENI
KAZAKHISTAN
AZEBAJXHAN
ESTONI
QIPRO
ISHUJT FAROE
LETONI
LITUANI
VAZO 5
MOLDAVI
MALTË
ADORRA
GJIBRALTAR
LIHTENSHTEIN
SAN MARINO/ SuperSport