Konferenca e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të mbahet më 17 dhjetor 2024.
Presidenca e Hungarisë ka njoftuar se është hapur kapitulli “Marrëdhëniet e jashtme” dhe ky është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të vendit tonë në BE.
‘Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate’-thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE.