Ajo për sa ka kënduar mjafton të marr të drejtat e autorit me ndërhyrjen e shtetit dhe nuk është thjesht e pasur, por mund tu ofrojë lëmoshë e ndihmë shumëkujt❗️
Mos e lëndoni më një zonjë, grua, një Yll e cila siç thonte Agim Doçi u shua pa dëshirën e saj😥
Repertori i Parashqevisë është brilant, me mijëra e miliona klikime ka ende. Ato prodhojnë PARA.
Ka e këto vite që ajo kishte humbur. Kush i merr paratë e këngëve të Parashqevisë?
Përse pasi e vodhën ndër vite e dekada sot kujtohen se ajo është në mjerim.
Nëse vërtet e vlersoni atë zonjë grua e yll, lëreni të jetojë fatin e saj. Ama duhet urgjentisht ti kthejmë borxhin, atë që i është vjedhur.
Këngët e saj prodhojnë PARA, KUSH I MERR? I NDERUAR SHTET, I NDERUAR Z.KRYEMINISTËR #EdiRama KALOJANI AVOKATURËS SË SHTETIT TA MBROJË INTERESIN E SAJ ME KANALIN YOUTUBE.
Ajo ska nevojë për mëshirë.
Ëndrra Amerikane jo gjithmon është e begatë, ka plot raste dështimi e miliona raste suskesi.
Ama sot e nderuara e cila për Amerikën nuk është Parashqevi por Nolfe Simaku duhet lënë në jetën e saj private. Mëshira dhe Lëmosha nuk është zgjidhje, Dinjiteti PO.
Media bën sa keq e sa mirë kur i nxjerr të tilla raste. Sëpari çdo gazetar përtej audiencës e lajmit duhet që të klikoj mbi vetveten!
Arti
Kultura
Talentet
Sporti
Sjanë as para as bukë as ujë, janë ushqimi trurit.
Kthejeni Parashqevisë atë që i keni vjedhur e më pas Nolfe do të jetojë jetën e saj ku të dojë.
Na fal Yll që edhe në një rast të atillë, me ndriçimim tënd ndezëm përversitetin e lëmoshës.
Ky komb sa je me këmbë e duar të poshtëron
Ky komb kur je në pikë të hallit të jep lëmoshë
Përbuzi Nolfe, ti je aq e pasur sa as vetë Parashqevi sdo e kish menduar.
🙏