Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një atentati me armë zjarri në Athinë.
Viktima është identifikuar si Irakli Davella nga Saranda, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës. Ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, i identifikuar si Edi Lolo. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi raportohet se ka marrë plumba në kokë dhe në bark.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët e maskuar janë afruar drejt shqiptarëve dhe i kanë qëlluar me armë zjarri. Më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë të vjedhur.