GJKKO do të shpallë vendimin për heqjen ose jo të sekuestros për dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi, të martën në orën 11:00.
Ajo u paraqit në ambientet e Gjykatës së Posaçme duke ecur me një bastun, teksa mbante edhe disa dokumente.
E pyetur nga gazetarët se pse po ecte me bastun, Kryemadhi tha: “Ju e dini që unë bëj shumë palestër, e kam vrarë gjurin në palestër, më pëlqen shumë ky bastuni, është bërë edhe trend.”.