Të gjitha masave administrative të vendosura nga 1 Janari 2015 deri në 30 Nëntor të vitit 2024, në zonat rurale nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Qendror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtëtëror Shëndetësor në të gjithë territorin e vendit do të anulohen. Bëhet fjalë për ato masa të cilat vijojnë të mbeten në proces ekzekutimi prej një dekade.
Iniciativë e deputetit socialist Erion Braçe është diskutuar në komisionet parlamentare dhe ka marrë dakordësinë e qeverisë.
Bëhet fjalë për ndërhyrje në shtëpi banimi në zona rurale, ndërhyrje në stalla, serra, ambiente dhe godina magazina jo për qëllim dhe përdorim banimi por për pika grumbullimi, aktivitet bujqësor/blegtoral.
“Masat administrative që janë vendosur në kohën e pandemisë në referencë të rregullimeve që u bënë. Nuk janë ekzekutuar deri tani, mund të jenë në procese gjyqsore, mirë është që ato gjoba që janë vënë të anulohen. Dhe elementi i tretë ka të bëjë me ato gjoba që janë bërë nga AKU dhe që lidhen me procese pune në fshat, prodhimi bujqësor. Pra për dy elementë fokusohemi qartë në zonat rurale me propozimin për tu zgjeruar të zonat urbane vetëm për qëllime të strehimit rural, ndërsa masat e covidit shtrihen në të gjithë territorin”.
Taulant Balla, Ministër i Brendshëm
“Shpreh dakordësinë tonë në parim sa i përket miratimit të këtij projektligji, kërkon shfuqizim të disa masave të paekzekutuara nga inspektorate të ndryshme, me një fokus të veçantë për ndërhyje në ambiente banimi dhe procese bujqësore”.
Por pavarësisht dakordësisë për këtë iniciativë, opozita ka kërkuar zgjerimin e saj edhe në zona që de fakto i takojnë bashkive, por që janë aktivitete rurale.
Saimir Korreshi, Deputet i PD
Me këtë projektligj disa i përfshijmë disa i lëmë jashtë, gjobat që kanë mbetur pa vjelur, sidomos ato të AKU janë subjekte të majta. Kur themi zona rurale, a e dini që ka zona rurale dhe në qytet. O do ta bëjmë ta bëjmë për të gjithë, ta shtrijmë hapin për zonat minirurale brenda qytetit. Ka dhe nga ata që janë dënuar.
Po ashtu synohet lehtësimin e procedurave të lejeve dhe dokumentacionit për një tipologji ndërtimesh që janë të nevojshme në zonat rurale në veçanti objekt veprimtarie përmirësim të shtëpive të banimit në zonat rurale si edhe objekteve për qëllime të veprimtarisë bujqësore./ Scan