Nancy Van Horn ka bër një deklaratë për mazhorancën e opozitën para zgjedhjeve, teksa ka shprehur edhe disa fjalë për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha të shpallur ‘non grata’ nga Amerika.
Ajo ka shprehur se qëndrimi i SHBA ndaj ish kryeministrir Berisha vijon të jetë i njëjtë.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, tha e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn.