Më 19 dhjetor 2024, Spak shënon krijimin e tij prej 2019. Ky institucion u krijua fillimisht me 8 prokuror në drejtimin e z.Arben Kraja. Ndërsa sot drejtohet nga z.Altin Dumani dhe ka 20 prokuror dhe 61 hetues të BKH.
Fajala e z.Dumani
Dumani: “Pesë vjet më parë, shoqëria shqiptare vendosi të hedhë me besim hapin vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”; Dumani: “ Prokuroria e Posaçme u krijua për të treguar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të jetë i privilegjuar prej tij.”; Dumani: “SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar mbi 182 milionë euro asete, të siguruara përmes mjeteve të paligjshme. Drejtësia nuk njeh anë dhe kahe; nuk ka të paprekshëm nëse ligjet e këtij vendi shkelen.”; Dumani: “Janë proceduar 61 zyrtarë të lartë për korrupsion, nga të cilët 70% janë dërguar në gjykim.”; Dumani: “Sa i përket krimit të organizuar, janë proceduar 955 persona nga ku 55% e tyre janë dërguar në gjykim.”; Dumani:”Në fushën e terrorizmit, janë proceduar 29 persona nga ku 100% e tyre janë dërguar në gjykim.”; Dumani: “Në këto pesë vite kemi ndëshkuar zyrtarë të lartë të te gjitha niveleve dhe kemi treguar se korrupsioni sfidohet, krimi i organizuar vihet përpara përgjegjësisë, dhe askush nuk është mbi ligjin.”; Dumani: “Ne jemi krenarë për kontributin tonë në lehtësimin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane, duke ruajtur standardet evropiane të zbatimit të ligjit.”; Dumani: “Misioni ynë nuk përfundon me dosjen e radhës. Ne jemi këtu për të garantuar një sistem drejtësie të fortë, ku ligji zbatohet dhe nuk është privilegj për disa e vuajtje për të tjerët.”; Dumani: “Shpreh mirënjohjen për partnerët tanë ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilët qëndrojnë krah për krah me ne, duke mundësuar zgjerimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimit të informacionit për hetimet tona të përbashkëta.”; Dumani: “Korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduken brenda ditës. Por përballë çdo kërcënimi dhe vështirësie, ne qëndrojmë të bashkuar, me një integritet të palëkundur profesional dhe personal.”; Dumani: “Jemi betuar për t’i shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Aspirata jonë e përbashkët është të kemi një sistem drejtësie të fortë që u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.”; Dumani: “Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.”; Dumani: “Në këto pesë vite kemi mësuar se rruga jonë është sfiduese, por ajo është gjithashtu një detyrë jetike për të ardhmen e brezave që vijnë.”; Dumani: “ Falënderimi ynë shkon jo vetëm për prokurorët, hetuesit dhe partnerët ndërkombëtarë por veçanërisht për familjarët tanë, që kanë duruar mungesën tonë dhe na kanë mbështetur pavarësisht sfidave. Suksesi i SPAK nuk do të kishte kuptim pa këtë mbështetje.”
Shënim: Teksa prania e gazetarëve në këtë event ishte me konfirmim. Nuk mungoi prania e delekuentëve dhe të vetshpallurve gjitholog kolltukofag të medias! Të tillë që në këto 5 vite kanë baltosur spak dhe prokurorët në rrugëtimin e tyre.
Praninë e tyre në këtë 5 vjetor mund ta justifikojnë vetëm administrata OJF-ve në Spak e jo Prokurorët të cilët e dinë mirë dallimin e fantazisë dhe lajmit.
Gëzuar 5 vjetorin SPAK